Bota

Shkatërimi i digës/ 10 të vdekur dhe shtatë fëmijë të zhdukur pas përmbytjeve në Ukrainë

Ministri i Brendshëm Ihor Klymenko njoftoi se tetë persona vdiqën në rajonin e Khersonit dhe dy në rajonin e Mykolaiv.

12 Qershor 2023, 16:35 Nga f.i
Shkatërimi i digës/ 10 të vdekur dhe shtatë fëmijë
përmbytjet

UKRAINË-Si rezultat i përmbytjeve të shkaktuara nga shkatërrimi i digës Kakhovka nga Rusia, dhjetë njerëz kanë humbur jetën dhe 42 konsiderohen të zhdukur, duke përfshirë shtatë fëmijë, shkruajnë mediat e huaja.

Ministri i Brendshëm Ihor Klymenko njoftoi se tetë persona vdiqën në rajonin e Khersonit dhe dy në rajonin e Mykolaiv.

Numri i viktimave në bregun lindor të lumit Dnipro të pushtuar nga Rusia ende nuk është konfirmuar, tha Klymenko.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll