Bota

Ushtria e Kongos vret mbi një mijë rebelë të ADF-së

Zëdhënësi i ushtrisë së zonës, kapiteni Anthony Mualushayi tha se qindra rebelë janë arrestuar gjithashtu gjatë operacioneve.

12 Qershor 2023, 15:45 Nga f.i
Ushtria e Kongos vret mbi një mijë rebelë të ADF-së
ushtria e Kongos

KONGO- Forcat e armatosura të Republikës Demokratike të Kongos kanë vrarë më shumë se 1.000 anëtarë të grupit rebel të Forcave Demokratike Aleate (ADF) që nga shpallja e gjendjes së rrethimit në territorin Beni të provincës Kivu Veriore, sipas një zyrtari të dielën, shkruajnë mediat e huaja.

Zëdhënësi i ushtrisë së zonës, kapiteni Anthony Mualushayi tha se qindra rebelë janë arrestuar gjithashtu gjatë operacioneve.

“Gjatë gjendjes së vazhdueshme të rrethimit, ne kryem operacione në pjesë të ndryshme të territorit të Benit kundër rebelëve të armatosur të ADF. Deri tani kemi vrarë mbi 1000. Ne numëruam mbi 1000 trupa në shtatë zona ku u ndeshëm me rebelët e ADF-së”, tha Mualushayi në një deklaratë për shtyp.

Rebelët e ADF-së e kishin origjinën nga Uganda, ku donin të rrëzonin qeverinë e presidentit Yoweri Museveni, por u mposhtën nga ushtria ugande dhe u larguan në pyjet në lindje të DR Kongos, nga ku sulmuan fshatrat, duke vrarë civilë.

kongo anthony mualushayi

Sondazh

Poll