Bota

Funerali i Silvio Berlusconit do të bëhet të mërkurën në Katedralen e Milanos

Funerali i tij, një shpenzim publik, do të bëhet të mërkurën në katedralen e Milanos.

12 Qershor 2023, 14:31 Nga a.l
Funerali i Silvio Berlusconit do të bëhet të mërkurën
Silvio Berlusconi

ITALI- Trupi i Silvio Berlusconit pritet të dërgohet gjatë ditës së sotme në vilën e tij në Arcore, jashtë Milanos. Funerali i tij, një shpenzim publik, do të bëhet të mërkurën në katedralen e Milanos, raportojnë mediat italiane. 

Berlusconi ndërroi jetë në spitalin San Raffaele në Milano. Lajmi u konfirmua në pak minuta dhe tashmë po bën xhiron e botës, madje edhe gazetat e huaja kanë vendosur ngjarjen në faqe të parë. 

Vdekja e ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi 

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi i njohur si 'Kavalieri' ka vdekur në moshën 86-vjeçare. Ai ndërroi jetë në spitalin San Raffaele në Milano. Berlusconi emri i të cilit është lakuar në disa skandale seksuale dhe akuza për korrupsion vuante nga leuçemia kronike. Në muajin prill ai u trajtua në spital për një infeksion të mushkërive. Një manjat mediatik miliarder, Berlusconi erdhi për herë të parë në detyrë në vitin 1994 dhe drejtoi katër qeveri deri në vitin 2011. Ai udhëhoqi partinë e qendrës së djathtë Forza Italia, e cila hyri në koalicion nën kryeministren Giorgia Meloni pas zgjedhjeve në shtator, kur ai u zgjodh në dhomën e lartë të Italisë.     

vdes silvio berlusconi

Sondazh

Poll