Aktualitet

"Tirana si Venecia”, përmbyten sërish rrugët, bllokohen mjetet mes ujit (VIDEO)

Kanë mjaftuar reshjet intensive në Tiranë, që rrugët të përmbyteshin. Qytetarët të cilët kishin dalë pa çadra, u gjetën përballë një situate kaotike.

12 Qershor 2023, 14:30 Nga m.s
"Tirana si Venecia”, përmbyten sërish rrugët,
foto ilustruese

TIRANË- Kanë mjaftuar reshjet intensive në Tiranë, që rrugët të përmbyteshin. Qytetarët të cilët kishin dalë pa çadra u gjetën përballë një situate kaotike, duke krijuar masat me mjete rrethanore. Në pamjet e shpërndara nga "JOQ” shihen qytetetarët të cilët lëvizin me qese mbi kokë, si për tu mbrojtur nga shiu.

Më të vështirë e kishin drejtuesit e motorëve, të cilët u dorëzuan para përmbytjeve, duke lëvizur në këmbë. Me këto pamje duket sikur jemi larg stinës së verës, ku edhe kljo javë është parashikuar me mot me vranësira e reshje. 

Reshjet me intensitet deri mesatar do të jenë në periudha afatshkurtra, dhe pritet të jenë në formën e rrebesheve dhe shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

permbytje tirane

Sondazh

Poll