Bota

Ndahet nga jeta Silvio Berlusconi, ish-kryeministri italian ndërron jetë në spital, fëmijët i japin lamtumirën

Mëngjesin e sotëm, vëllai i tij Paolo dhe fëmijët e tij shkuan me urgjencë në spital, për t'i dhënë lamtumirën e fundit.

12 Qershor 2023, 10:33 Nga A.B
Ndahet nga jeta Silvio Berlusconi, ish-kryeministri italian ndërron
Silvio Berlusconi

ITALI- Ndërron jetë Silvio Berlusconi. Ish-kryeministri italian ndërroi jetë ditën e sotme në spitalin 'San Raffaele' në Milano, raporton 'Corriere'.

Ish-kryeministri, drejtuesi i Forza Italia dhe themeluesi i Mediaset ishte 86 vjeç

Berlusconi u shtrua sërish në San Raffaele të premten e kaluar, pasi kaloi edhe 45 ditë të tjera në spital, për shkak të pneumonisë dhe një forme leuçemie. 

Mëngjesin e sotëm, vëllai i tij Paolo dhe fëmijët e tij shkuan me urgjencë në spital, për t'i dhënë lamtumirën e fundit. Nga spitali nuk ka të dhëna por raportohet se gjendja e tij shëndetësore sa vinte dhe përkeqësohej. 

Gjatë qeverisë së gjatë të Berlusconit, bota e arsimit iu nënshtrua disa reformave që përmbysën strukturën arsimore.

/Dosja.al

vdes silvio berlusconi

Sondazh

Poll