Aktualitet

Më pak fruta e perime në tryezat tona, tregtarët: Rritje çmimesh për shkak të mungesës së prodhimit (VIDEO)

Jemi në mes të qershorit, por një kilogram qershi ende kushton nga 200 deri në 350 lekë. Të revoltuar për këtë situatë, tregtarët thonë se çmimet mbeten të larta në krahasim me një vit më parë, e për pasojë shitjet janë të ulta.

11 Qershor 2023, 19:36 Nga m.s
Më pak fruta e perime në tryezat tona, tregtarët: Rritje
tregu fruta-perimeve

TIRANË- Shqiptarët gjithmonë e më pak po blejnë fruta e perime, kjo për shkak të çmimeve të shtrenjta. Këto çmime, sipas tregtarëve, ndodhin për shkak të mungesës së prodhimit.

Jemi në mes të qershorit, por një kilogram qershi ende kushton nga 200 deri në 350 lekë. Të revoltuar për këtë situatë, tregtarët thonë për "Ora News" se çmimet mbeten të larta në krahasim me një vit më parë, e për pasojë shitjet janë të ulta.

Po sipas tyre, kjo situatë lidhet me mungesën e prodhimit edhe për shkak të kushteteve atmosferike që karakterizuan pranverën.

fruta perime rritje cmimesh

Sondazh

Poll