Aktualitet

Reshjet intensive/ Rrëshqitja e dheut rrezikon të shembë urën në Moglicë të Korçës

Sasia e madhe e dherave që zbret nga mali e bën tejet të vështirë punën për shpëtimin e kësaj ure, që bën të mundur lëvizjen e gati 100 banorëve të fshatit Dushar.

11 Qershor 2023, 17:42 Nga m.s
Reshjet intensive/ Rrëshqitja e dheut rrezikon të shembë
ura e fshatit Dushar

KORÇË- Rrëshqitja e një masivi të madh dherash nga mali i fshatit Dushar në Njësinë Administrative Moglicë, ka vënë në rrezik urën e rrugës kryesore të këtij fshati. Kjo situatë vijon prej dy ditësh, duke bllokuar lëvizjen e banorëve.

Sipas kryetarit të Bashkisë së Maliqit, Gëzim Topçiu, kjo situatë është krijuar nga reshjet e shumta të shiut të ditëve të fundit. Nga ana e ndërmarrjes së rrugëve rurale, po punohet për largimin e dherave dhe inerteve.

Sasia e madhe e dherave që zbret nga mali e bën tejet të vështirë punën për shpëtimin e kësaj ure, që bën të mundur lëvizjen e gati 100 banorëve të fshatit Dushar.

fshati dushar moglicë

Sondazh

Poll