Aktualitet

Çmimet e shtrenjta dhe rënia e prodhimit vendas, Shqipëria rrit importin e bulmetit nga jashtë

Në 4 muajt e parë të vitit importet e bulmetit nga jashtë u rritën me 15%.

11 Qershor 2023, 16:27 Nga m.s
Çmimet e shtrenjta dhe rënia e prodhimit vendas, Shqipëria rrit
djath ne dyqan

TIRANË- Për shkak të mungesës së produktit vendas, vendi ynë po rrit importin e qumështit, kryesisht nga Serbia. Të dhënat nga INSTAT ndërkohë tregojnë se çmimet e produkteve bulmetore në vend po vijojnë të rritet. Në 4 muajt e parë të vitit importet e bulmetit nga jashtë u rritën me 15%. Më konkretisht, nga të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se në 4-mujorin e parë u ble nga jashtë bulmet në sasinë e gati 8 mijë e 600 tonëve, nga më pak se 7 mijë e 500 tonë në po të njëjtën periudhë kohore të 2022-shit. “Nëse do të vazhdohet me këtë trend, ne do të jemi të pa-preferuar nga konsumatori në raftet e supermarketit. Kjo si pasojë edhe e informalitetit në sektorin blegtoral e bujqësor që pengon zhvillimin”, është shprehur Donjaldo Hoxha, Industria e Përpunimit të Qumështit për “A2”.

Marrë shkas edhe nga kriza e çmimeve, blegtoria fitoi vëmendjen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Skemën Kombëtare 2023. Nga 3.3 miliardë lekë në total, gati gjysma e këtyre parave po shkon për të mbështetur fermerët që mbarështojnë lopë, dele apo dhi, por për përfaqësuesit nga sektori kjo nuk mjafton.

“Ne kemi kërkuar skema subvencionuese të krahasueshme me rajonin që fermerëve t’u uleshin kostot e operimit. Kjo do të inkurajonte ata të shtonin numrin e bagëtive, dhe do të ndihmonte në rritjen e konkurrueshmërisë së produktit vendas në raftet e supermarketeve”.

qumesht serbia shqiperia

Sondazh

Poll