Sport

"E pashë të lodhur!" Paralajmërim për Manchester Cityn dhe për Pep Guardiolën: "E ardhmja e klubit varet nga ai!"...

Manchester City fitoi trofeun e UEFA Champions League, pasi të shtuën fitoi në finale kundër Interit me rezultatin 1-0.

11 Qershor 2023, 13:33 Nga DOSJA
"E pashë të lodhur!" Paralajmërim për Manchester

SPANJE - Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Rodri, në pjesën e dytë dhe Pep Guardiola arriti të bënte “tripletën e famshme”, duke u bërë i vetmi trajner në histori, që e fiton dy herë. Së fundmi, trajneri ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2025, por ish-lojtari i Barcelonës, pasi ka parë finalen bën paralajmërimin. 

Duke folur për finalen që e ka ndjekur nga tribuna, Cesc Fabregas ka thënë se e ardhmja e Manchester Cityt varet ekskluzivisht nga Pep Guardiola, duke shtuar se ai se e ka parë trajnerin katalanas të rraskapitur. 

“Për të ardhmen e klubit, mendoj se ajo varet nga dy gjëra: uria që do të kenë këta lojtarë pasi kanë fituar gjithçka dhe, veçanërisht, nga Pep, sa do të qëndrojë ai, sepse e pashë jashtëzakonisht të lodhur. 

“Sigurisht që ai nuk do të largohet sezonin e ardhshëm, sepse do të dëshirojë të fitojë gjithçka përsëri, por e ardhmja e klubit do të varet nga sa gjatë do të qëndrojë Guardiola në këtë nivel”,- ka deklaruar Cesc Fabregas sipas Mundo Deportivo. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll