Sport

E tmerrshme, humbet në stadium babai i ndihmësit të Guardiolës, denoncohet në polici!

Babai i ndihmës trajnerit të Manchester Cityt, Enzo Maresca , nuk u pa nga askush pas ndeshjes!

11 Qershor 2023, 12:53 Nga DOSJA

E tmerrshme, humbet në stadium babai i ndihmësit të

TURQI - Enzo Maresca, ndihmësi i Pep Guardiolës, pasi fitoi titullin e Champions League mori një lajm të frikshëm – i ati është zhdukur!

Babai i Mareskës erdhi në Stamboll për të mbështetur djalin e tij dhe ekipin e tij në finalen e madhe, por pas ndeshjes i humbi çdo gjurmë. Sipas mediave të huaja, zhdukja është denoncuar në polici, e cila ka nisur menjëherë kërkimet.

E tmerrshme, humbet në stadium babai i ndihmësit të

Maresca fatkeq nuk e ka festuar suksesin më të madh në karrierë me lojtarët dhe kolegët e skuadrës, por ka kaluar gjithë natën duke biseduar me familjen dhe policinë.

Ditët e fundit është përfolur shumë për Mareskën, pasi thuhet se e duan Celtic dhe Leicester. Ofertat, trofetë... gjithçka është krejtësisht e parëndësishme për të tani. E vetmja gjë që dëshiron në këtë moment është që babai i tij të kthehet i gjallë dhe shëndoshë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll