Sport

Më tepër frikë se raste në 45 minutat e para të finales së madhe të Stambollit

Mbyllet në barazim 0-0 pjesa e parë e finales së madhe të Champions League mes Interit dhe Manchester City

10 Qershor 2023, 21:47 Nga DOSJA
Më tepër frikë se raste në 45 minutat e para të finales

STAMBOLL - Po zhvillohet finalja e madhe e Champions League në stadiumin "Ataturk" të Stambollit, ku si Interi ashtu edhe Manchester City, pavarësisht parashikimeve në letër, po zhvillojnë një lojë të kujdesshme duke u ruajtur të dyja nga ndonjë e papritur.

Një ndër rastet për t'u shënuar ishte një aksion i Haaland, i cili në minutën e 27-të provoi të godasë portën, por Onana ishte në lartësinë e duhur për të kaluar atë episod.

Iniciativa ishte gjithsesi e Manchester Cityt, i cili në karakteristikat e lojës së tij ka qarkullimin, pasimin dhe kontrollin e topit, ndërkohë që shkëndijat e Interit edhe pse pa mbërritur deri te porta e kundërshtarëve mbetën vetëm me kundërsulme.

Në minutën e 35-të Guardiola humbi edhe lojtarin kryesorë të tij, Kevin de Bruyne, i zëvendësuar nga Phil Foden. Një zëvendësim i kushtëzuar për shkak të një dëtmimi të belgut.

Me këtë ritëm u zhvilluan 45 minutat e para që nuk prodhuan asnjë gol, por shumë dyluftime fizike dhe pak raste në portat respektive, që edhe ato ishin të Manchester Cityt.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll