Sport

Champions League/ Bale parashikon se City do ta marrë zvarrë Interin… (video)

Gareth Bale ndodhet në Stamboll për finalen e Champions League dhe ka bërë parashikimin e tij për fituesin e ndeshjes së madhe.

10 Qershor 2023, 19:09 Nga DOSJA

Champions League/ Bale parashikon se City do ta marrë zvarrë

TURQI - Kur kanë mbetur vetëm pak orë deri në finalen e Champions League të vitit 2023 , me Interin dhe  Manchester Cityn duke numëruar mbrapsht për ndeshjen e madhe. Ndër të tjera, ish-sulmuesi uellsian Gareth Bale ishte në Stamboll për të ndjekur ndeshjen dhe në një intervistë të shpejtë parashikoi se kush do ta fitojë trofeun.

Për të qenë të saktë, pesë herë fituesi i Champions League, siç tregoi ai, beson se Manchester City do të... zvarrisë Interin dhe do të fitojë 5-0 për të arritur kupën e parë me veshë të mëdhenj, ndërsa shtoi se MVP i ndeshjes do të jetë Kevin De Bruyne.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll