Bota

Policia iraniane qëllon mbi furgonin, humb jetën i mituri 9-vjeçar

Plumbi ka goditur fëmijën e tyre 9-vjeçar, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

10 Qershor 2023, 18:19 Nga k.m.
Policia iraniane qëllon mbi furgonin, humb jetën i mituri
Morteza Delf Zargani

IRAN- Forcat e regjimit iranian në Shushtar, Provinca Khuzestan, qëlluan mbi një furgon duke shkaktuar vdekjen e një fëmije 9-vjeçar të quajtur Morteza Delf Zargani.

Sipas raportimeve të mediave, Jafar Delf Zargani, babai i fëmijës, ka rrëfyer ngjarjen e tmerrshme, duke thënë se makina e policisë ka hapur zjarr ndaj automjetit të tyre. Plumbi ka goditur fëmijën e tyre 9-vjeçar, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Jafar tha: Kur pashë makinën e policisë pas nesh, desha të ndaloja, por pa asnjë paralajmërim dhe pa urdhër, makina jonë u qëllua papritmas. Morteza vetëm më shikoi, buzëqeshi dhe vdiq në vend.

morteza delf zargani

Sondazh

Poll