Bota

Eurodeputeti holandez: Provokimet e Beogradit nuk kanë efekt te vendimi për heqjen e vizave me Kosovën

Reuten ndër të tjera tha se nga 1 janari i vitit që vjen, kosovarët do të lëvizin pa viza.

10 Qershor 2023, 15:24 Nga f.i
Eurodeputeti holandez: Provokimet e Beogradit nuk kanë efekt te vendimi
Thijs Reuten

KOSOVË- Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten foli për rrjetin Al Jazeera për tensionet në veri dhe lidhjen e mundshme me vendimin për heqjen e vizave ndaj Kosovës.

“Nuk shoh asnjë arsye pse provokimet e fundit, incidentet e fundit në veri të Kosovës, të nxitura nga Beogradi, duhet të kenë efekt në lëvizjen e lirë pa viza. Kjo nuk ka asnjë lidhje me këtë, Kosova është një vend individual, ishte gati, përmbushi kushtet dhe tani e meriton të ketë lëvizje të lirë pa viza,” tha Reuten.

Sipas tij, provokimet e dhunshme në veri të Kosovës janë pasojë e politikave të lidershipit serb. Ai tha se presidenti Aleksandër Vuçiç është një autokrat që po destabilizon Ballkanin Perëndimor. Ndër të tjera si raportues special për liberalizimin e vizave me Kosovën, Reuten tha se nga 1 janari i vitit që vjen, kosovarët do të lëvizin pa viza. 

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll