Bota

Tragjedia me 6 fëmijë të plagosur në Francë, autori lihet në paraburgim

45-vjeçari akuzohet për "vrasje të mbetur në tentativë".

10 Qershor 2023, 15:42 Nga f.i
Tragjedia me 6 fëmijë të plagosur në Francë, autori
foto ilustruese

FRANCË- Azil kërkuesei sirian që goditi me thikë shtatë persona , përfshirë gjashtë fëmijë të vegjël, në një park në Annecy, është lënë në paraburgim. CNN raporton se 45-vjeçari akuzohet për "vrasje të mbetur në tentativë".

Autoritetet raportojnë se siriani Abdelmasih H. “nuk ka dashur të flasë” si gjatë ndalimit 48-orësh policor ashtu edhe përballë dy hetuesve përgjegjës për hetimin. Prokurori ka njoftuar se "për momentin është e parakohshme të vlerësohen motivet e tij".

Ngjarja ndodhi në një park pranë liqenit të qytetit. 45-vjeçari fillimisht është afruar dhe ka goditur me thikë fëmijët, më pas ai është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ka sulmuar një të moshuar që po ecte aty pranë.

france sulm me thike ne france

Sondazh

Poll