Bota

Kundërofensiva/ Ushtria e Ukrainës rifiton deri në 1.4 km terren pranë Bakhmut

Cherevati tha se forcat e Moskës filluan një kundërsulm, i cili dështoi duke sjellë viktima dhe dëmtime të pajisjeve ushtarake.

10 Qershor 2023, 16:13 Nga DOSJA
Kundërofensiva/ Ushtria e Ukrainës rifiton deri në 1.4 km terren
Bakhmut

UKRAINË- Forcat ukrainase thonë se kanë avancuar deri në 1.4 km në disa seksione të vijës së frontit pranë Bakhmut gjatë ditës së kaluar, shkruajnë mediat e huaja.

"Ne po përpiqemi... të kryejmë sulme kundër armikut, po kundërsulmojmë. Ne kemi arritur të përparojmë deri në 1400 metra në seksione të ndryshme të frontit," tha Serhiy Cherevati, zëdhënës i komandës ushtarake lindore.

Ndër të tjera Cherevati tha se forcat e Moskës filluan një kundërsulm, i cili dështoi duke sjellë viktima dhe dëmtime të pajisjeve ushtarake.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll