Bota

Tubimi i 6-të! Dhjetëra mijëra qytetarë protestuan sërish kundër dhunës në Serbi

Pjesëmarrësit u mblodhën para parlamentit, në qendër të Beogradit, duke bërë dy marshime të veçanta. Ata kërkuan dorëheqjen e presidentit Aleksandër Vuçiç dhe zyrtarëve të sigurisë publike.

10 Qershor 2023, 15:48 Nga k.m.
Tubimi i 6-të! Dhjetëra mijëra qytetarë protestuan
Pamje nga protesta

SERBI- Një demonstratë e re me pjesëmarrjen e dhjetëra mijëra qytetarëve u zhvillua të premten mbrëma në kryeqytetin e Serbisë. Ky ishte mobilizimi i gjashtë masiv radhazi pas dy masakrave me 18 vdekje të kryera nga të rinj të armatosur në muajin maj.

Pjesëmarrësit u mblodhën para parlamentit, në qendër të Beogradit, duke bërë dy marshime të veçanta. Ata kërkuan dorëheqjen e presidentit Aleksandër Vuçiç dhe zyrtarëve të sigurisë publike. Ata akuzuan kreun e shtetit dhe mediat pranë tij për kultivimin e një klime urrejtjeje dhe dhune. Po ashtu, partitë opozitare të majta dhe liberale ishin të ftuara në protestë.

protesta ne serbi beograd

Sondazh

Poll