Aktualitet

Vodhi 200 mijë euro në Teqen e Gjakovës/ Policia: Autori zbulohet pasi u panë qindra orë video incizime

Ngjarja ka ndodhur më 22 maj 2023, por sipas raportovete të policisë 48-vjeçari u zbulua vetëm pasi polica qëndroi qindra orë duke kontrolluar video incizime nga lokacione të ndryshme.

10 Qershor 2023, 16:30 Nga f.i
Vodhi 200 mijë euro në Teqen e Gjakovës/ Policia: Autori zbulohet
sendet e sekuestruara

KOSOVË- Policia e Gjakovës pas një muaji, ka mundur të arrestojë autorin e dyshuar të grabitjes së 200 mijë eurove në Teqenë e Madhe të Gjakovës. Ngjarja ka ndodhur më 22 maj 2023, por sipas raportovete të policisë 48-vjeçari u zbulua vetëm pasi polica qëndroi qindra orë duke kontrolluar video incizime nga lokacione të ndryshme.

Gjithashtu gjatë kontrollit fizik në banesë u gjetën dhe u sekuestruan një pistoletë me një karikator, gjashtë copë fishekë, disa stoli ari, rroba, telefona dhe disa sende të tjera të cilat dyshohet se janë përdorur gjatë kryerjes së vjedhjes.

Njoftimi i policisë:

Policia në Gjakovë njoftoi se më 8 qershor është arrestuar një 48-vjeçar me inicialet Xh. Th., i cili dyshohet se me datë 22.05.2023 kishte depërtuar brenda teqesë duke vjedhur nga aty dy kasaforta me para të gatshme në vlerë të konsiderueshme, disa çelësa personal dhe disa stoli të arit.”

Me vendim të gjykatës është kryer kontroll në objektet e banimit të të dyshuarit, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar: një pistoletë me një karikator, gjashtë copë fishekë, disa stoli ari, rrobe, telefona dhe disa sende të tjera të cilat dyshohet se janë përdorur me rastin e kryerjes së vjedhjes.

I dyshuari është ndalur në mbajtje dhe ndaj tij është iniciuar rast penal për hetim “Vjedhje e rëndë” dhe “Mbajtje në pronësi dhe kontroll të paautorizuar të armëve”.

gjakove vjedhje ne kosove

Sondazh

Poll