Aktualitet

VIDEO/ Gërreu shtratin e lumit Mat me mjete të rënda, arrestohet 34-vjeçari në Kurbin

Po ashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale kamioni dhe eskavatori.

10 Qershor 2023, 12:04 Nga I.A
VIDEO/ Gërreu shtratin e lumit Mat me mjete të rënda, arrestohet
Eskavator

KURBIN- Një 34-vjeçar në Kurbin është arrestuar pasi ka gërryer shtratin e lumit Mat. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se i riu Emiljano Lushi gërryente shtratin e lumit me mjete të rënda eskavator dhe kamion. Po ashtu është shpallur në kërkim pronari i subjektit në fushën e nxjerrjes së inerteve. Po ashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale kamioni dhe eskavatori.

Njoftimi i Policisë:

Kurbin/Intensifikohen kontrollet me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore. Gërryente me mjete të rënda, shtratin e lumit Mat, me qëllim marrjen e kundërligjshme të inerteve, arrestohet 34-vjeçari dhe shpallet në kërkim pronari i subjektit me aktivitet në fushën e nxjerrjes së inerteve. Sekuestrohen 1 kamion dhe 1 ekskavator. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në vijim të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, si dhe në zbatim të detyrave të lëna nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, në mbledhjen e zhvilluar ditën e djeshme me drejtuesit qendrorë dhe vendorë, ndër të tjera edhe për krimet mjedisore, kanë konstatuar dhe goditur një tjetër rast të gërryerjes së kundërligjshme të shtratit të lumit Mat.

Për këtë rast, u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi E. L., 34 vjeç, banues në Lezhë, i cili po gërryente me mjete të rënda (kamion dhe ekskavator), shtratin e lumit Mat, me qëllim marrjen e inerteve, në kundërshtim me ligjin. Gjithashtu, u shpall në kërkim pronari i subjektit me aktivitet në fushën e nxjerrjes së inerteve, shtetasi A. K., 32 vjeç, banues në Lezhë. Punohet për kapjen e 32-vjeçarit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 kamion dhe 1 ekskavator që dyshohet se përdoreshin për këtë veprimtari të kundërligjshme. Vijojnë veprimet hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë, për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të kundërligjshme. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme. Policia e Shtetit apelon për të gjitha subjektet, që veprimtarinë e marrjes së inerteve në shtretërit e lumenjve, ta kryejnë sipas kushteve dhe kufijve të përcaktuar në dispozitat ligjore dhe në lejet përkatëse, si dhe në çdo rast të konstatimit të shkeljes së këtyre kushteve, do t’u sekuestrohen mjetet dhe do të ndalohet vijimi i kësaj veprimtarie.

emiljano lushi

Sondazh

Poll