Aktualitet

VIDEO/ 'Territor i pastër' në Krujë, asgjesohen 700 bimë kanabis

Ky operacion ishte vazhdim i megaoperacionit 'Territor i Pastër', ndërkohë që nuk dihet se kush është pronësia apo se kush e ka kultivuar këtë parcelë.

10 Qershor 2023, 14:03 Nga I.A
VIDEO/ 'Territor i pastër' në Krujë, asgjesohen 700
Droga

KRUJË- 700 bimë kanabisi janë asgjesuar ditën e sotme në Krujë. Mësohet se parcela me kanabis ndodhej mes dy fshatrave në krujë dhe malit të Bruzit. Ky operacion ishte vazhdim i megaoperacionit 'Territor i Pastër', ndërkohë që nuk dihet se kush është pronësia apo se kush e ka kultivuar këtë parcelë.

Njoftimi i Policisë:

Krujë/Vijon kontrolli i zonave të pyllëzuara të rrethit, kundër kultivimit të bimëve narkotike cannabis sativa. Finalizohet faza e 14-të e megaoperacionit policor antikanabis të koduar "Territor i pastër". Asgjësohen nëpërmjet djegies, 700 bimë narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në zona të pyllëzuara të 2 fshatrave të Krujës dhe të malit të Bruzit. Si rezultat i fazave të mëparshme të këtij megaoperacioni, janë asgjësuar në total 7753 bimë narkotike cannabis sativa. Skuadra të posaçme policore, të përbëra nga efektivë të Komisariatit të Policisë Krujë dhe të Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Durrës, kanë vijuar kontrollet në zonat malore të rrethit, të asistuar dhe nga dronë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike. Nga këto kontrolle, gjatë fazës së 14-të të megaoperacionit “Territor i pastër”, në territoret e fshatrave Cudhi Kamp dhe Kroi i Madh, si dhe në malin e Bruzit, Krujë, u gjetën në total, të kultivuara në tokë, 700 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Një pjesë e vogël e bimëve u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua nëpërmjet djegies. Vijojnë veprimet e thelluara hetimore, për përcaktimin e autorësisë së kësaj veprimtarie kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike".

 

territor i pastër sekuestrohen 700 bime ne kruje

Sondazh

Poll