Aktualitet

Festë me muzikë të lartë, telashe për dy menaxherë lokalesh në Tiranë, procedohen

Gjatë kontrolleve, në një lokal në rrugën “Muatafa Matohiti”, shërbimet e Policisë kanë konstatuar muzikë të lartë që përbënte shqetësim për banorët dhe kanë shoqëruar në komisariat dy menaxherët e lokalit.

10 Qershor 2023, 16:16 Nga k.m.
Festë me muzikë të lartë, telashe për dy menaxherë
Pamje nga operacioni

TIRANË- Dy menaxherë të një lokali në Tiranë kanë hyrë në telashe me Policinë e Shtetit, pasi prishën qetësinë publike, duke shqetësuar banorët duke vënë muzikë të lartë. Gjatë kontrolleve, në një lokal në rrugën “Muatafa Matohiti”, shërbimet e Policisë kanë konstatuar muzikë të lartë që përbënte shqetësim për banorët dhe kanë shoqëruar në komisariat dy menaxherët e lokalit.

NJOFTIMI I PLOTË:

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Policia e Shtetit Shqiptar (@policiaeshtetitshqiptar)

Tiranë/Kontrolle intensive për parandalimin e ndotjes akustike. Prishën qetësinë publike, duke shqetësuar banorët pasi kishin vënë muzikë të lartë në një lokal, procedohen penalisht dy menaxherët e lokalit. Sekuestrohen pajisjet që gjenerojnë muzikën. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të kontrolleve për zbatimin e ligjit, si dhe në zbatim të detyrave të lëna nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, gjatë mbledhjes me drejtuesit qendrorë dhe vendorë të Policisë, kanë intensifikuar kontrollet, me qëllim zgjidhjen e shqetësimeve të banorëve, nga muzika e lartë në lokale. Gjatë kontrolleve, në një lokal në rrugën "Muatafa Matohiti", shërbimet e Policisë kanë konstatuar muzikë të lartë që përbënte shqetësim për banorët dhe kanë shoqëruar në komisariat dy menaxherët e lokalit. Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori ku u proceduan në gjëndje të lirë, për veprën penale "Prishja e qetesisë publike", shtetasit E. B., 21 vjeç, dhe M. A., 22 vjeç, të dy banues në Tiranë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. Policia e Shtetit apelon për të gjithë administratorët dhe pronarët e lokaleve dhe hoteleve, që të zbatojnë me rigorozitet ligjin dhe rregullat në lidhje me ndotjen akustike, pasi në rast të konstatimit të ndotjes akustike, shërbimet e Policisë do të sekuestrojnë pajisjet që gjenerojnë muzikë dhe do të procedojnë sipas ligjit, shtetasit përgjegjës.

tirane

Sondazh

Poll