Bota

Sulm në Somali/ Islamistët vrasin me armë zjarri nëntë perona

Forcat e sigurisë arritën të shpëtojn 80 persona pas një rrethimi gjashtë orësh të premten në mbrëma.

10 Qershor 2023, 14:41 Nga f.i
Sulm në Somali/ Islamistët vrasin me armë zjarri nëntë
Hoteli Pearl Beach

SOMALI- Një sulm terrorist ka ndodhur sot në Somal, ku militantët e al-Shabab kanë vrarë 9 persona në hotelin Palm Beach në Mogadishu, raporton BBC.

Forcat e sigurisë arritën të shpëtojn 80 persona pas një rrethimi gjashtë orësh të premten në mbrëma. Tre pjesëtarë të forcave të sigurisë nuk arritën ti shpëtojnë operacionit të shpëtimit. Të pranishmit kanë pëshkruar momentin e sulmit. Të gjithë sulmuesit u vranë gjatë përplasjes me armë zjarri me oficerët e policisë.

“Isha ulur pranë plazhit kur ndodhën përplasjet e para në portën e përparme të hotelit dhe një tjetër në pjesën e pasme. Pashë katër trupa të pajetë dy ishin gra dhe dy të tjerët ishin burra... Ishte një skenë shumë tronditëse, por Allahu më ka shpëtuar,"-tha dëshmitari.

Sulmi në hotelin Pearl Beach vjen disa javë pasi militantët e al-Shabab vranë dhjetëra ushtarë nga Uganda, të cilët ishin pjesë e një misioni paqeruajtës të Bashkimit Afrikan, 110 km (68 milje) në jug të kryeqytetit në rajonin e ulët Shabelle.

sulm ne somali

Sondazh

Poll