Aktualitet

Katër muaj të mbyllur në një plantacion marjuane, arrestohen tre të rinj shqiptarë në Spanjë

Gjatë operacionit policor u gjetën dhe u sekuestruan 4000 bimë marijuanë që vlerësohen rreth 200 mijë euro.

10 Qershor 2023, 11:41 Nga f.i
Katër muaj të mbyllur në një plantacion marjuane, arrestohen
plantacion marjuane

SPANJË- Autoritetet spanjolle kanë çmontuar një plantacion marijuanë dhe kanë arrestuar tre rinj shqiptarë. Mediat e huaja raportojnë se tre shqiptarët të moshës 20 dhe 24 vjeç ishin mbyllur brenda plantacionit që prej muajit mars.

Mësohet se bimët kultivoheshin brenda një ndërtese industriale në Crarer s’Alemanya dhe autoriteteve iu deshën muaj që të konfirmonin se brenda ndërtesës prej rreth 2000 metrash katrorë, ishte fshehur një plantacion marijuanë që i përkiste shqiptarëve.

Gjatë operacionit policor u gjetën dhe u sekuestruan 4000 bimë marijuanë që vlerësohen rreth 200 mijë euro. Gjithashtu u zbulua dhe një tunel për të fshehur sasitë e drogës në raste emergjente, ku të rinjtë shqiptarë kishin krijuar një përrua rreth 80 metër i gjatë.

arrestohen 3 shqiptarë në spanjë

Sondazh

Poll