Aktualitet

Aksident në Fier, Fordi përplas motorin e policisë, efektivi i plagosur dërgohet në spital

Nga përplasja ka mbetur i lënduar efektivi në motor, i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

10 Qershor 2023, 11:33 Nga I.A
Aksident në Fier, Fordi përplas motorin e policisë, efektivi i
Foto ilustruese

FIER- Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në Fier. Mësohet se një makinë tip Ford është përplasur me motorin e policisë. Nga përplasja ka mbetur i lënduar efektivi në motor, i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe policia për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.  

Njoftimi i Policisë:

Fier/Informacion paraprak Rreth orës 11:00, në vendin e quajtur "Qafa e Koshovicës", automjeti tip "Ford" me drejtues shtetasin R. S. është përplasur me motomjetin e policisë, me drejtues shtetasin K. P. (punonjës i policisë rrugore të DVP Fier) dhe për pasojë është dëmtuar shtetasi K. P., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

aksident ne fier

Sondazh

Poll