Aktualitet

Aksidentoi dy vajzat e mitura në Rrogozhinë, arrestohet drejtuesi i makinës që u arratis mbrëmjen e kaluar

Ai aksidentoi 2 vajzat e mitura 10 dhe 11 vjeç me makinën e tij Ford dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

10 Qershor 2023, 11:40 Nga I.A
Aksidentoi dy vajzat e mitura në Rrogozhinë, arrestohet drejtuesi i
Policia

RROGOZHINË- 59-vjeçari që plagosi 2 vajzat e mitura në Rrogozhinë mbrëmjen e kaluar është arrestuar. Ai aksidentoi 2 vajzat e mitura 10 dhe 11 vjeç me makinën e tij Ford dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Të plagosurat janë dërguar në spital dhe po marrin ndihmë mjekësore. 

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan shtetasin A. L., 59 vjeç, banues në Peqin, pasi në segmentin rrugor Rrogozhinë-Peqin, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka aksidentuar dy shtetase të mitura 10 dhe 11 vjeç, të cilat ndodhen në spitalin e Durrësit, jasht rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

aksident ne rrogozhine

Sondazh

Poll