Sport

Finalja e Champions League 2023/ Statistikat e Manchester City dhe Inter...

Manchester City dhe Inter po numërojnë mbrapsht deri në finalen e Champions League

10 Qershor 2023, 13:40 Nga DOSJA

Finalja e Champions League 2023/ Statistikat e Manchester City dhe Inter...

TURQI - Koha e madhe është këtu, finalja e Champions League pothuajse “ka nisur” (21:00). Manchester City dhe Inter janë të vendosur të përballen kokë më kokë për kupën me veshë të mëdhenj. Shikojini statistikat e dy ‘gladiatorëve’...

Man.City ka qenë fantastik në përgjithësi në garën e tij, ku nuk mund të mos veçoheshin Erling Haaland dhe Kevin De Bruyne, si lojtarët e tyre yje. Norvegjezi me 12 gola është golashënuesi më i mirë i ekipit të tij dhe i turneut, ndërsa belgu ka 6 asistime, më së shumti këtë vit. 

Një më pak ka Federico Dimarco i Interit, i cili me 5 pasime finale që u bënë gola mban titullin e... “kamarierit” më të mirë të ‘zikaltërve’. Skuadra e Inzagi nuk e ka ‘pistoletën’ e... stilit Haaland. Dzeko është golashënuesi më i mirë i tyre me 4 gola, me Lautaro Martins dhe Lukaku me nga 3.

Në total anglezët kanë realizuar 30 gola në kompeticion këtë vit nga 189 goditje (me 15% efikasitet), ndërsa italianët kanë 19 gola nga 152 tentativa finale (me 12% efikasitet). ‘Qytetarët’ kanë pësuar 5 gola dhe kanë 7 porta të pastra, ndërsa ‘zikaltrit’ janë me 8 porta të pastra kanë pësuar 10 gola.

Për sa i përket posedimit të topit, skuadra e Guardiolës është mesatarisht 60.2% në ndeshjet e këtij viti në Champions League, ndërsa milanezët 45.6%, përqindje që zbulojnë deri diku identitetin e çdo skuadre.
Në 12 ndeshje evropiane këtë vit, Manchester City është i pamposhtur, duke numëruar 7 fitore dhe 5 barazime. Interi ka 2 humbje, 7 fitore dhe 3 barazime.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll