Sport

Yjet brazilianë në Miami për finalet e NBA-së. Amerikanët merren vetëm me Neymar dhe e ‘harrojnë’ Vinicius Jr. në krah të tij...

Si Heat, ashtu edhe liga amerikane harruan ta përmendin yllin e Real Madridit, kur ai ishte ulur pranë Neymarit, gjë që u korrigjua në fund

10 Qershor 2023, 12:20 Nga DOSJA

Yjet brazilianë në Miami për finalet e NBA-së.

SHBA - Vinicius Jr, aq shpesh në qendër të polemikave për shkak të qëndrimeve të tij me disa rivalë, nuk i shpëton polemikave as kur është me pushime.

Braziliani mori pjesë në qendrën “Kaseya” në Miami për të parë ndeshjen katërt të finaleve të NBA-së, midis Heat dhe Nuggets, siç bënë edhe të tjerë 'të famshëm' si Paul Pogba dhe Neymar Jr, ulur pranë tij në rreshtin e parë.

Megjithatë, ylli i Real Madridit nuk u trajtua në të njëjtën mënyrë si personazhet e tjerë. As nga Heat dhe as nga vetë NBA. Ndërsa ekskluziviteti i Floridës u fokusua vetëm te Neymar në fotografimin e tij, Vinicius u harrua të përmendet.

Në fund, Heat dhe NBA e korrigjuan gabimin dhe përfunduan duke e përmendur Vinicius Jr., në mënyrë që edhe ai të merrte të njëjtat privilegje si të tjerët. Por ka gjithsesi, diferencimi është bërë…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll