Sport

Muçi: “M’u realizua ëndrra, në këto ndeshje besoj se do të marrin rezultate pozitive”

“Normale që ka konkurrencë, por kryesore është që të bëj mirë Kombëtarja, pastaj do të isha i lumtur po të luaja.”

10 Qershor 2023, 12:03 Nga DOSJA

Muçi: “M’u realizua ëndrra, në këto ndeshje

TIRANE - Sulmuesi i Legias së Varshavës, Ernest Muçi, ka folur në konferencën e sotme për mediat, ndërsa është i grumbulluar me Kombëtaren për ndeshjet eliminatore të “EURO 2024”, me Shqipërinë që do të përballet me Moldavinë dhe Ishujt Faroe.

22-vjeçari deklaroi se ndjehet shumë i lumtur që është pjesë e grumbullimit të Kombëtares, ndërsa shtoi se ekipi do të marri rezultat pozitiv.

Grumbullimi? “Jam krenar dhe i lumtur që jam pjesës e listës në këto ndeshje dhe mendoj se trajneri ka besim te unë, pasi kam komunikuar jam shumë i lumtur.”

Të luash me Kombëtaren? “Mu realizua ëndrra, qëllimi ynë është të marrim pjesën në Europian, ndaj duhet të jemi shumë të fokusuar, tani na duhet të marrim fitoren në ndeshjen e parë.”

Rezultatet? “Kemi një grup shumë të mirë dhe besoj se do ia dalim të marrim një rezultat të mirë.”

Kampionati me Legian? “Është një kampionat shumë i fortë, Leagia bëri një sezon të mirë, në aspektin personal mund të kisha bërë më shumë, por bëmë mirë.”

Strategjia e trajnerit? “Ideja e trajnerit është shumë e mirë për mua dhe lojtarët e tjerë, por kryesorja është të marrim pikët nga dy ndeshjet.”

Konkurrenca me Cikalleshin, Uzunin dhe Sadiku për të luajtur? “Të gjithë kanë bërë mirë me ekipet e tyre, normale që ka konkurrencë, por kryesore është që të bëj mirë Kombëtarja, pastaj do të isha i lumtur po të luaja.”

Të luash me Kombëtaren në “Air Albania”? “Është një ëndërr të luaj për Kombëtaren në këtë stadium, jam shumë krenar që jam pjesë e kombëtares shpresoj të bëjë sa më

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll