Sport

Alkool dhe grushta më shumë… një tjetër aventurë me një fund të trishtë për Balotellin

‘Qershia mbi tortë’ ndodhi së fundmi më 13 maj, kur Sion u mposht ndaj Servette, me rezultatin 5-0, me Balottelin që refuzoi të kthehej nga dhomat e zhveshjes për pjesën e dytë për shkak të rezultatit. Që atëherë, çuditërisht, Balotelli nuk ka luajtur më me Sion.

10 Qershor 2023, 13:20 Nga DOSJA

Alkool dhe grushta më shumë… një tjetër aventurë

ZVICER - Dihet prej kohësh që Mario Balotelli, me gjithë talentin e tij, shquhet më shumë jashtë fushës për ekseset dhe episodet fatkeqe, sesa për cilësinë që shfaq në fushën e lojës. Kjo ka ndodhur edhe në aventurën e tij zviceane me Sionin, ku ai është gati për t'u larguar.

Ish-lojtari i kombëtares italiane shënoi vetëm gjashtë gola në 19 ndeshje në Ligën e Parë të Zvicrës, sipas lajmeve të gazetës 'Blick'. Sezoni ishte plot çmenduri, çka filloi që në fazën parasezonale, gjatë stazhit, kryer në Spanjë, ku lojtari 32-vjeçar organizoi një festë në dhomën e tij të hotelit. Festa zgjati deri në orët e para të mëngjesit, me trajnerin e atëhershëm, Fabio Celestini, i cili priti disa anëtarë të skuadrës të dehur, herët në mëngjes.

Në shkurt, Balotelli u pezullua nga drejtuesit e Sion, pasi mbërriti me vonesë në një seancë stërvitore, pasi policia e kapi pa lejen e drejtimit për arsye të panjohura, gjë që bëri që italiani të punësonte një shofer privat. Vetëm një javë më vonë, Barthélémy Constantin, drejtor sportiv i klubit, e çoi Balotellin në festimet e karnavaleve, ata u përpoqën të kalonin pa u vënë re, njëri i maskuar si personazh nga 'La Casa de Papel' dhe tjetri nga 'Pikachu', por , mes festimeve ka pasur nga ata që e kanë njohur sulmuesin dhe i kanë fotografuar, çka ka sjellë si pasojë shkëmbimin e ofendimeve dhe agresionit.  Menaxheri u përpoq të mbronte Balotellin, i cili aksidentalisht e goditi edhe atë.

Së fundi, ‘qershia mbi tortë’ ndodhi së fundmi më 13 maj, kur Sion u mposht në transfertën ndaj Servette me rezultatin 5-0, me Balottelin që refuzoi të kthehej nga dhomat e zhveshjes për pjesën e dytë për shkak të rezultatit. Që atëherë, çuditërisht, Balotelli nuk ka luajtur më me Sion.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll