Bota

Shkatërrimi i digës, OKB: Ukraina po përballet me krizë humanitare

Griffiths tha se 700,000 njerëz kanë nevojë për ujë të pijshëm dhe përmbytja e tokave bujqësore do të shkaktojë një “kaskadë problemesh”.

10 Qershor 2023, 10:28 Nga f.i
Shkatërrimi i digës, OKB: Ukraina po përballet me krizë
Martin Griffiths

UKRAINË- Zyrtari i lartë i OKB-së, Martin Griffiths, pas shkatërimit të digës ka paralajmëruar se Ukraina po përballet me një situatë humanitare “shumë më të keqe” se më parë, shkruajnë mediat e huaja.

Griffiths tha se 700,000 njerëz kanë nevojë për ujë të pijshëm dhe përmbytja e tokave bujqësore do të shkaktojë një “kaskadë problemesh”, duke përfshirë eksportet më të ulëta të drithërave, çmimet më të larta të ushqimeve në mbarë botën dhe miliona njerëz në nevojë do të vuajnë nga uria.

Në të gjithë zonat e Khersonit të kontrolluara nga Ukraina, gati 40 fshatra dhe qytete janë prekur rëndë nga përmbytjet me më shumë se 3,620 shtëpi të regjistruara si të dëmtuara deri më tani, tha OCHA, në raportin e saj të fundit të situatës të publikuar vonë të premten pasdite.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 10 Qershor 2023, 10:14 I.A

Ukraina në kundërofensivë?

Ushtaret UKRAINË- Pas publikimeve të ndryshme për fillimin me gjasë të kundërofensivës ukrainase, kreu i shtetit ukraina...