‘Dua të kthehem në Rusi para ditëlindjes sime të 75-të’, violonçelisti ruso-armen i dëbuar për 50 vjet
Gago Makichyan RUSI- Violonçelisti rus, Gago Makichyan, i cili ka prejardhje armene i është shmangur plotësisht aktivitetit politik e...
Sipas Bislimit, Lajçak ka qenë personi i parë që ka hequr dorë nga kjo marrëveshje dhe ka kaluar nga marrëveshja për normalizim të marrëdhënieve në marrëveshje për Asociacion.
KOSOVË- Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka 'goditur' Emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, duke thënë se e ka lëshuar rolin e ndërmjetësuesit dhe se i ka kontribuar moszbatimit të marrëveshjes së Brukselit. Sipas Bislimit, Lajçak ka qenë personi i parë që ka hequr dorë nga kjo marrëveshje dhe ka kaluar nga marrëveshja për normalizim të marrëdhënieve në marrëveshje për Asociacion.
“Nuk jemi të interesuar që ajo [marrëveshja] të jetë e vdekur, por të zbatohet. Frika ime është se ka një vetëdijesim në BE që me këtë president serb nuk mund të ketë zbatim të marrëveshjeve, dhe ajo që po bëhet është kontrolli i dëmeve. Kontrolli i dëmit nënkupton që në atë moment kur të konstatohet që marrëveshja ka vdekur, askush të mos drejtojë gishtin nga z. Lajçaku si ndërmjetësus. Ne mendojmë se Lajçak i ka kontribuar shumë ardhjes në këtë pikë ku jemi, të moszbatimit, me faktin se ai e ka lëshuar rolin e tij si ndërmjetësues dhe të merret me vendimmarrje që është shumë e rrezikshme dhe gabueshme. Dhe me faktin që ai me mënyrën se si ka parapa hapat tutje, ka qenë personi i parë që ka heq dorë nga marrëveshja e Brukselit, apo kalimit nga një marrëveshje për normalizimit në një marrëveshje për Asociacion, që është shumë e rrezikshme,” ka thënë Bislimi.
Bislimi ka thënë se Kosova ia ka tërhequr në vazhdimësi vërejtjen atij që të kthehet në rolin e ndërmjetësuesit.
“Ne në vazhdimësi ia kemi tërheq vërejtjen, kthehu te roli yt si ndërmjetësues dhe ndërtoje një plan zbatimi që është plan i balancuar dhe i drejtë, e jo plan që i akomodon kërkesat apo bullizimin e Vuçiç”, tha Bislimi.
Gago Makichyan RUSI- Violonçelisti rus, Gago Makichyan, i cili ka prejardhje armene i është shmangur plotësisht aktivitetit politik e...
Odesa UKRAINË- Tre civilë u vranë gjatë një sulmi rus me dronë në qytetin Odesa të Detit të Zi në orë...
Shperthim GJERMANI- Dy shpërthime të fuqishme u regjistruan gjatë punimeve për ndërtimin e një qendre të re tregtare n&e...
Diaspora turke TURQI- Pas zgjedhjeve presidenciale në Turqi, rezultatet e votimit të votuesve me origjinë turke në Gjermani kanë n...
Protesta SERBI- Në protestën e gjashtë “Serbia kundër dhunës”, të premten, dhjetëra mijëra qytetarë...
Foto Ilustruese MALI I ZI- Mali i Zi nga mesnata hyri në heshtje zgjedhore para zgjedhjeve parlamentare, të cilat do të mbahen të diel&...
Avionet JAPONI- Dy aeroplanë janë përplasur me njëri-tjetrin në aeroportin Haneda në Tokio. Dy avionët e pasagjerëv...
Donald Trump SHBA- Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump përballet me 37 akuza penale, mes së cilave për mbajtje të...
Femijet KOLUMBI- Katër fëmijë të vegjël janë gjetur të gjallë pas më shumë se një muaji duke u endur...
Veriu KOSOVË- Derisa përmendet opsioni i zgjedhjeve të reja lokale në veri të Kosovës, kryetarët shqiptarë të ...