10 Qershor 2023, 09:35
Nga I.A
Arma
BERAT- Dy persona janë arrestuar në Berat pas një konflikti të ndodhur ditën e djeshme. Mësohet se në pranga ka rënë një 55-vjeçar me emrin Ilir Mamurani i cili pas konfliktit me motive të dobta me një 25-vjeçar qëlloi me armë në ajër. Në pranga nga policia e Beratit ka rënë edhe 25-vjeçari Emiljano Zoga për mos kallëzim krimi. Ndërkohë që është proceduar penalisht edhe vëllai i Mamuranit për posedim të një arme gjahu pa leje.
Njoftimi i Policisë:
Berat Qëlloi me armë zjarri në ajër, pasi u konfliktua fizikisht me një 25-vjeçar, për motive të dobëta, kapet në kohë rekord, dhe vihet në pranga 55-vjeçari. Në pranga edhe 25-vjeçari, pasi nuk kallëzoi rrethanat e konfliktit. Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë me të cilën u qëllua në ajër dhe një armë gjahu gjysmë-automatike. Procedohet penalisht vëllai i 55-vjeçarit, për posedimin pa leje të armës së gjahut. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në lagjen “30-vjetori”, ishte qëlluar me armë zjarri në ajër, pas një konflikti midis 2 shtetasve, kanë organizuar punën për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti, si dhe për arrestimin e përgjegjësve.
Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale procedurale, në kohë rekord, shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Berat, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit I. M., 55 vjeç, banues në Berat, i cili dyshohet se rreth orës 12:00, të datës 09.06.2023, pas një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin E. M., ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Gjithashtu, për këtë rast u arrestua edhe shtetasi E. M., 25 vjeç, banues në Berat, sepse pas konfliktit, u largua, dhe nuk dha sqarime për rastin. Në vijim, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. M., 49 vjeç (vëllai i shtetasit I. M.), pasi gjatë kontrollit në banesë, iu gjet një armë gjahu gjysmë-automatike, të cilën e posedonte pa leje. Kjo armë gjahu u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me armën e zjarrit pistoletë me të cilën shtetasi I. M. dyshohet se qëlloi në ajër. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.
ilir mamurani emiljano zoga
Aktualitet
10 Qershor 2023, 08:11
I.A
Dukate Selimi
FIER- Kur kanë kaluar rreth 4 vite nga vrasja e 23-vjeçarit Florian Selimi në fshatin Sulaj të Fierit, ende nuk ës...
Aktualitet
10 Qershor 2023, 07:16
I.A
Moti
TIRANË- Në orët e para të ditës parashikohet që pjesa më e madhe e territorit të jetë në mbizot...
Aktualitet
9 Qershor 2023, 22:54
Daniel Reci
ITALI- Një 18-vjeçar shqiptar ka shkuar që të flinte dhe nuk u zgjua më. Ngjarja e rëndë ka ndodhur Pistoi...
Aktualitet
9 Qershor 2023, 21:50
m.s
i semuri
LUSHNJE- Rasti i 40-vjeçarit nga Plugu i Lushnjes, i cili mbahej i lidhur në një cep dhomë nga prindërit e tij, ka ngj...
Aktualitet
9 Qershor 2023, 21:44
m.s
SPAK
TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) njofton se një person është...
Aktualitet
9 Qershor 2023, 21:34
m.s
Anselmo Karaj
TIRANË- Disa herë emisioni “Stop” ka trajtuar problematika, që lidhen me Agjencitë e Punësimit, të ...
Aktualitet
9 Qershor 2023, 21:31
A.B
Policia
TIRANË-Dy fëmijë, 10 dhe 11 vjeç, kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme në Rrogozhinë pasi jan&eu...
Aktualitet
9 Qershor 2023, 21:27
m.s
varrezat e Vlores
TIRANË- Fiks Fare denoncoi neglizhencën e Bashkisë së Vlorës për të pastruar varrezat e qytetit në...
Aktualitet
9 Qershor 2023, 21:18
m.s
kabina bosh
TIRANË- Parku Kombëtar i Dajtit konsiderohet si një nga destinacionet turistike më atraktive të kryeqytetit, që ...
Aktualitet
9 Qershor 2023, 20:24
m.s
Sibora Gagani
ITALI- Rezultati i testit të ADN- së ende mungon, por të gjithë elementët dytësorë për të i...