Bota

Tronditet Hamburgu, bombola gazi shpërthejnë në një qendër tregtare, dy të plagosur

Reuters shkruan se zjarrfikësit në vendngjarje thanë se shpërthimet u shkaktuan nga shpërthimi i bombolave ​​të gazit në çati.

10 Qershor 2023, 09:25 Nga I.A
Tronditet Hamburgu, bombola gazi shpërthejnë në një
Shperthim

GJERMANI- Dy shpërthime të fuqishme u regjistruan gjatë punimeve për ndërtimin e një qendre të re tregtare në Hamburg të Gjermanisë, duke lënë dy punëtorë me plagë të rënda. Reuters shkruan se zjarrfikësit në vendngjarje thanë se shpërthimet u shkaktuan nga shpërthimi i bombolave ​​të gazit në çati.

Zyra Federale Gjermane për Mbrojtjen Civile dhe Asistencën ndaj Fatkeqësive këshilloi banorët afër vendit të ngjarjes të mbajnë të gjitha dritaret dhe dyert të mbyllura. Imazhet e filmuara nga kalimtarët tregojnë dy shpërthime të njëpasnjëshme dhe një re të madhe tymi që përfshiu kantierin e ndërtimit, e më pas u shpërnda në mbarë qytetin.

shperthime ne gjermani

Sondazh

Poll