Bota

Plani “Rama” për Kosovën/ Zyra e Kurtit: Ndërmjetësues kemi shumë, nga Shqipëria zyrtare presim mbështetje

Zyra e kryeministrit Albin Kurti ka reaguar në lidhje me drafin e propozuar nga kryeministri Edi Rama një ditë më parë.

9 Qershor 2023, 22:28 Nga m.s
Plani “Rama” për Kosovën/ Zyra e Kurtit:
Albin Kurti dhe Edi Rama

TIRANË- Zyra e kryeministrit Albin Kurti ka reaguar në lidhje me drafin e propozuar nga kryeministri Edi Rama një ditë më parë. Në reagimin në fjalë, ndër të tjera saktësohet se nga Shqipëria presin vetëm mbështetje, e ndërsa ndërmjetësues kanë shumë. Në reagimin për "Top Channel", zyra e kryeministrit Albin Kurti sqaron se çështja e marrëveshjeve të mëhershme për asociacionin e komunave me shumicë serbe, është çështje e funksionalitetit të shtetit të Kosovës.

“Çështja e kryetarëve të katër komunave në veri të vendit, është çështje e respektimit të kushtetutës, sundimit të ligjit dhe ofrimit të shërbimeve ndaj qytetarëve tanë, që për shkak të bojkotit të diktuar nga Serbia, u kishin munguar për plot 6 muaj.

Çështja e marrëveshjeve të mëhershme për asociacionin e komunave me shumicë serbe, është çështje e funksionalitetit të shtetit të Kosovës, dhe kjo u dëshmua me draftin e prezantuar nga Ekipi Menaxhues që drejtohej nga deputetja e Vuçiçit që synonte një Republika Srbska në Kosovë dhe së fundmi me Non-paperin e Akademisë së Shkencave dhe e Artit e Serbisë që flet për “Botën Serbe”.

Në të dy rastet në pyetje është Kosova. Në të dy rastet rreziku është Serbia. Ata që janë të lirë në qëndrime dhe pa ndonjë ngarkesë, e kuptojnë këtë. Nga Shqipëria zyrtare presim mbështetje. Ndërmjetësues kemi shumë", thuhet në reagim.

Kryeministri Rama, u dërgoi një draft për asociacionin presidentit të Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz. Ai po kështu reagoi sot në lidhje me kritikat, sa i takon draftit për asociacionin e dërguar në Gjermani dhe Francë.

Përmes një postimi në Twitter, kreu i qeverisë shqiptare shkruan se ata që e akuzojnë pa ditur asgjë për përmbajtjen e këtij drafti, sipas tij “kanë frikë se mund të humbasin armikun që u krijon kushte ekzistenciale për të folur dhe vepruar sikur janë ende në një luftë".

drafti i rames per asosacionin albin kurti

Sondazh

Poll