Bota

Aktakuza e Trump e vendos Pence dhe republikanët në një situatë të ndërlikuar: Do doja të mos kishte ndodhur

Mike Pence shtoi se mbrojtja e sekreteve të kombit është thelbësore, se askush nuk është mbi ligjin, por gjithashtu dëshironte që Departamenti i Drejtësisë të mos kishte akuzuar Donald Trump.

9 Qershor 2023, 22:09 Nga DOSJA
Aktakuza e Trump e vendos Pence dhe republikanët në një
Mike Pence

SHBA- Ish-zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence dhe tani kandidat në garën presidenciale të republikanëve, ka thënë se trajtimi i dokumenteve të klasifikuara janë një çështje shumë serioze.

Ai shtoi se mbrojtja e sekreteve të kombit është thelbësore, se askush nuk është mbi ligjin, por gjithashtu dëshironte që Departamenti i Drejtësisë të mos kishte akuzuar Donald Trump.

E fundit nga këto deklarata mund të duket se kundërshton tre të parat, dhe ato pasqyrojnë pozicionin e ndërlikuar në të cilin janë Pence dhe kandidatët e tjerë republikanë, shkruan "BBC".

Ai po përpiqet të mbrojë Trump-in. Por, Pence thotë gjithashtu se ai beson në sundimin e ligjit dhe se të gjithë, si rrjedhojë nëse janë ish-president apo jo, duhet të mbrohen.

Sondazh

Poll