Akuzat ndaj Trump/ Biden s'komenton ngjarjen, zyra e shtypit: Do respektohet procesi
Joe Biden SHBA- Presidenti Joe Biden mësoi për aktakuzën e Donald Trump ashtu si gjithë të tjerët, duke theksuar se ai nuk k...
Protestat kundër dhunës po vazhdojnë prej një muaji, dhe parlamenti po shqyrton agjendën e paraqitur nga opozita pas dy vrasjeve masive në Serbi.
SERBI- Në Beograd ka nisur protesta e gjashtë “Serbia kundër dhunës”, e thirrur nga përfaqësues të partive opozitare. E kësaj radhe, tubimi ka nisur para Kuvendit të Serbisë, e më pas qytetarët kanë nisur të ecin në këmbë deri te ndërtesa e Qeverisë.
Aktori Nenad Mariçiç tha në emër të organizatorëve se presin që qeveria t'i plotësojë të gjitha kërkesat deri në fund të javës së ardhshme. Ai po ashtu ka deklaruar se në të kundërt, “protestat do të marrin një formë të re”, raporton 'Euronews Serbia'.
Demonstruesit kanë vendosur mesazhe edhe para Qeverisë, në derë janë ngjitur tabelat “Mbyllur për shkak të korrupsionit”, “Mbyllur për shkak të injorancës”, “Mbyllur për shkak të paaftësisë”.

Studentët e disa fakulteteve të Beogradit janë mbledhur sot në Parkun Studentor, nga ku janë drejtuar për në Kuvend për protestën “Serbia kundër dhunës”. Ata bënë disa pankarta ku shkruhej: "A dini si të bëheni një kampion i vërtetë? Duke dalë në rrugë kur është më e vështirë dhe ecja!", "Nuk është filozofike të heshtësh! Studentët e Fakultetit Filozofik kundër dhunës", "E zhysim dhunën me lumin e dashurisë", "Studentët e Ekonomisë kundër dhunës", "Studentët nuk heshtin", "Pushteti absolut. =përgjegjësi absolute" dhe "Indeksi nuk është pasaportë".
"Ne i kemi mbështetur protestat disa herë dhe besojmë se Qeveria e Serbisë duhet t'i përmbushë të gjitha kërkesat e protestave, në mënyrë që të gjithë të kemi një vend pa dhunë", tha Angjela Radosavljeviq, studente në Fakultetin e Shkencave Politike.
Protestat kundër dhunës po vazhdojnë prej një muaji, dhe parlamenti po shqyrton agjendën e paraqitur nga opozita pas dy vrasjeve masive në Serbi. Në një atmosferë të tensionuar politike, qeveria shpall masa ekonomike dhe ndryshime të caktuara politike, ndërsa presidenti Aleksandër Vuçiç fton ata që protestojnë në dialog./Dosja.al
Joe Biden SHBA- Presidenti Joe Biden mësoi për aktakuzën e Donald Trump ashtu si gjithë të tjerët, duke theksuar se ai nuk k...
Kutite SHBA- Donald Trump po përballet me 37 akuza për krime të lidhura me mbajtjen e informacionit të klasifikuar, pengimin e dre...
foto ilustruese BRUKSEL- Nuk do të ketë asgjë, për momentin, lidhur me konferencën e donatorëve për Kosov...
Aleksander Vucic SERBI- Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç deklaron se as kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe as ai i Kosovës, Albin...
Vladimir Putin RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin tha sot se ofensiva ukrainase ka filluar në të gjitha frontet! “Mun...
Donald Trump SHBA- Aktakuza federale e ish-presidentit Donald Trump dhe një bashkëpunëtori të tij, Walt Nauta, në hetimin e dokume...
Andrea Gallieni KOSOVË- Zëdhënësi i misionit të NATO-s në Kosovë, kolonel Andrea Gallieni, tha se trupat e KFOR-it do t...
Aleksandër Vuçiç SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i kërkoi Kosovës që të...
Anthony Blinken SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken do të zhvillojë javën e ardhshme një udhëtim në Kinë...
Emmanuel Macron FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron tha se ka dëgjuar lajme "pozitive" për gjendjen e fëmijëve, të cil...