Bota

'Thashetheme, shpifje', Pekini mohon raportet për bazën e spiunazhit kinez në Kubë

Kombi ishull i Amerikës Qendrore, si dhe SHBA-të kanë mohuar gjithashtu raporte të tilla.

9 Qershor 2023, 12:33 Nga a.l
'Thashetheme, shpifje', Pekini mohon raportet për bazën e
Foto ilustruese

KINË- Kina ka hedhur poshtë raportet e mediave, të cilat citonin zyrtarë të paidentifikuar amerikanë, se po krijonte një bazë spiunazhi në Kubë, duke i quajtur ato thashetheme dhe shpifje. Kombi ishull i Amerikës Qendrore, si dhe SHBA-të kanë mohuar gjithashtu raporte të tilla.

"Përhapja e thashethemeve dhe shpifjeve është një taktikë e zakonshme e SHBA-së. SHBA ka pushtuar ilegalisht bazën e Gjirit të Guantanamos në Kubë për një kohë të gjatë, është angazhuar në aktivitete të fshehta dhe ka vendosur një embargo ndaj Kubës për më shumë se 60 vjet", tha Wang Wenbin, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës.

Kuba mohoi të enjten vonë pretendimet se Kina dhe administrata e Havanës kanë rënë dakord të krijojnë një bazë në vendin ishull për të spiunuar SHBA-në. Duke hedhur poshtë raportin, Carlos Fernandez de Cossio, zëvendësministër i Jashtëm kuban, e quajti atë krejtësisht të pavërtetë dhe të pabazë dhe tha se një lajm i tillë u promovua me qëllimin keqdashës për të justifikuar forcimin e paprecedentë të bllokadës ekonomike, destabilizimit dhe agresionit kundër Kubës, shkruajnë mediat e huaja. 

Ai tha se qeveria kubane refuzon çdo prezencë ushtarake të huaj në Amerikën Latine dhe Karaibe, duke përfshirë bazat dhe trupat e shumta ushtarake të SHBA-së, dhe veçanërisht bazën ushtarake që pushton ilegalisht një pjesë të territorit tonë kombëtar në provincën e Guantanamos. Edhe SHBA e ka mohuar raportin.

wang wenbin

Sondazh

Poll