Bota

Aktet e dhunës së 29 majit/ Koloneli i KFOR: Pas protestuesve paqësorë, në Veri fshiheshin grupet kriminale serbe

Megjithatë koloneli i KFOR-it theksoi se ishte e qartë që pas protestuesve paqësorë ishin fshehur disa grupe kriminale të cilat provokonin me sulme të njëpasnjëshme ndaj ushtarëve të KFOR-it.

9 Qershor 2023, 12:18 Nga a.l
Aktet e dhunës së 29 majit/ Koloneli i KFOR: Pas protestuesve
protesta e 29 majit

KOSOVË- Andrea Gallijeni, koloneli i misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR) ka folur mbi protestat e mbajtura në javën e fundit të muajit maj, që kulmuan me akte dhunë më datë 29. Në një konferencë për mediat ai tha se pas vendosjes së kryetarëve të komunave në objekte, ka patur edhe protestues paqësor që kanë kundërshtuar vendimin. 

Megjithatë koloneli i KFOR-it theksoi se ishte e qartë që pas protestuesve paqësorë ishin fshehur disa grupe kriminale të cilat provokonin me sulme të njëpasnjëshme ndaj ushtarëve të KFOR-it.

“Ishte e qartë se njerëzit po provonin të protestonin në mënyrë paqësore, por ishte e qartë pas tyre ishin duke u fshehur disa grupe kriminale dhe vetëm provonin për të sulmuar ushtarët e KFOR-it”, ka thënë ai.

Ai gjithashtu ka folur edhe për lëndimet që 30 ushtarët e KFOR-it kanë marrë si rezultat e sulmit nga protestuesit e dhunshëm.  

Tensionet në veri të Kosovës

Situata në veri të vendit është tensionuar nga 26 maji, kur Policia e Kosovës asistoi kryetarët e tri komunave veriore, Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok, që të futen në zyret e tyre, përkundër rezistencës së serbëve lokalë. Situata u përshkallëzua më 29 maj, kur serbët lokalë u përplasën me ushtarët e KFOR-it të cilët ruanin objektet komunale. Atë ditë mbetën të lënduar 30 ushtarë të KFOR-it, 11 të kontingjentit italian dhe 19 të tjerë të kontingjentit hungarez. Faktori ndërkombëtar ka bërë thirrje të vazhdueshme për uljen e tensioneve tensioneve dhe, së fundi, disa kanë kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri.

kfor tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll