Politike

Drafti i Ramës për Asocacionin/ Berisha: Propozim i ardhur nga Beogradi, në mes është çështja "McGonigal"

Berisha tha se përfshirja e Ramës është një përpjekje e tij për të shpëtuar nga afera "McGonigal"

8 Qershor 2023, 21:09 Nga m.s
Drafti i Ramës për Asocacionin/ Berisha: Propozim i ardhur nga
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për draftin e propozuar nga kryeministri Edi Rama për asosacionin e komunave serbe në veri të Kosovës. Ai tha se drafi i prezantuar sot nga kryeministri Rama, është i hartuar nga Beogradi, madje ai shkon edhe më tej, duke bërë një lidhje mes këtij vendimi të kreut të qeverisë dhe dosjes së “McGonigal”. Në një intervistë në "A2 CNN" në “Debat”, Berisha tha se përfshirja e Ramës është një përpjekje e tij për të shpëtuar nga afera "McGonigal".

“Ky është një propozim i ardhur nga Beogradi, i cili e nxori në një moment kritik për Kosovën, nxori letrën e tij dhe i tha tani “do lexosh këto”. Në këtë mes hyn dhe çështja "McGonigal", ju garantoj që forcë në botë nuk ka që të mund ta shpëtojë Ramën për korruptimin e "McGonigal". Unë sipas miqve të mi në SHBA kam mësuar se as presidenti nuk paska autoritet për të të falë gjatë procesit gjyqësor, përveç kësaj ka edhe një zhvillim dramatik në këtë proces.

Deri para tre javësh, çështja shqiptare me çështjen ruse, ishin të ndara njëra në Nju Jork, tjetra në Uashington dhe pa lidhje me njëra-tjetrën. Por dolën të dhëna të tjera që treguan se çështjet nuk janë të ndara, Tirana, një qendër në nivele kaq të larta, ka një lidhje kjo histori, "McGonigal", Moska dhe Tirana, pse Tirana është me këto dy metropole të mëdha, prandaj prokuroria e SHBA i kërkoi gjykatësit në Uashington të bashkojë çështjet. Rama është në një mobilizim të tmerrshëm, po mobilizon miq të tij kudo, edhe SOROS. Rama nuk është më vetja e tij, i ka kohët e numëruara dhe është i aftë të bëjë çdo gjë për mbijetesë”, tha Berisha.

sali berisha mcgonigal

Sondazh

Poll