Politike

“Berisha, Basha dhe Meta nuk e çojnë opozitën në fitore”/ Takimi me Bashën, Sula: I thashë që PD i duhet fytyrë e re

Ai u shpreh se situata në të cilën ndodhet opozita në këto momente, nuk bën gjë tjetër veçse i jep fitoren Ramës sërish në 2025

8 Qershor 2023, 20:54 Nga m.s
“Berisha, Basha dhe Meta nuk e çojnë opozitën në
Dashnor Sula

TIRANË- Deputeti i PD, Dashnor Sula, ka zbuluar se në takimin që pati me deputetin Lulzim Basha gjatë seancës plenare, ia ka bërë të qartë se PD-së i duhet një ‘fytyrë’ e re për ti çuar në fitore. Në një intervistë për 'Report Tv' në emisionin ‘Studio Live', ai u shpreh se situata në të cilën ndodhet opozita në këto momente, nuk bën gjë tjetër veçse i jep fitoren Ramës sërish në 2025. Për të, në këto momene, as Berisha, Basha apo Meta nuk e çojnë opozitën në fitore.

“Në këtë gjendje që ndodhet opozita sot, në luftë me njëra-tjetrën, duke ngrënë njëra-tjetrën është situatë që mendoj se s’duhet të shkojë fare në zgjedhjet 2025 dhe Rama me PS do i fitojnë ato zgjedhje. Këtë e nxjerr nga situata, ngjarjet dhe rezultatet e 14 majit. Unë sot kam pasur një takim me Bashën, dhe ia kam bërë të qartë që gjatë këtyre ditëve duhet të kuptojmë një analizë ose rrugën e Bashës apo personave të tjerë që do të kandidojnë qoftë për të mbijetuar, kjo nuk vlen për qasjen time. Duhet një PD për të fituar. Duhet të shohim a e sjell Basha një fitore? A e unifikon opozitën? Unë kam bindjen time që duhet një ofertë e re dhe fytyra të reja për shoqërinë shqiptare, gjithçka ndryshe që Rama dhe PS të mos hedhin baltë. Në këtë moment, as Berisha, as Basha, as Meta nuk e çon opozitën në fitore”, tha Sula.

Kryesia e PD vendosi hapjen e garës për kryetarin e ri që do të mbahet më 29 korrik, ndërsa deri më 20 qershor dorëzohen kandidaturat.

dashnor sula berisha meta basha

Sondazh

Poll