Politike

“Deputetët duhet të kuptojnë nëse duan një PD fituese apo gjysmake”, Korreshi: Duhen negociata

Deputeti demokrat nënvizoi se duhet t'i japin kohë gjendjes në të cilën ndodhet kjo forcë politike për të pasur negociata, e për tu zgjidhur situata.

8 Qershor 2023, 20:36 Nga m.s
“Deputetët duhet të kuptojnë nëse duan një PD
Saimir Korreshi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, teksa ka komentuar situatën e opozitës dhe garën për lidershipin e ri, tha se ka ardhur koha që t’i jepet një zgjidhje demokratëve. Në një intervistë të dhënë për "Panorama TV", Korreshi tha se në ditën kur do të mbahen zgjedhjet për kryetarin e ri të PD, deputetët duhet ta kenë të qartë idenë nëse dëshirojnë një parti fituese apo gjysmake, në zgjedhjet e 2025-ës. Ai u shpreh se duhet një opozitë e fortë, e ndërsa foli edhe në lidhje me lënien e një mundësie për t’u mbledhur sërish kryesia, për të caktuar një datë tjetër për zgjedhjet. Kjo sipas tij, mund të bëhet përmes negociatave. Deputeti demokrat nënvizoi se duhet t'i japin kohë gjendjes në të cilën ndodhet kjo forcë politike për të pasur negociata, e për tu zgjidhur situata.

Pjesë nga biseda:

“Ka ardhur koha që ti japim një zgjidhje demokratëve. Kur bëhet certifikimi i anëtarëve, nuk mund t’i themi atyre që kanë qenë në 30 vite që nuk jeni më, duhet pasur shumë kujdes nëse duam të arrijmë realisht një PD të bashkuar. Duhet një opozitë e fortë, për mos dalë me 5 a 6 deputetë në zgjedhjet e radhës, kryesia dhe të gjithë demokratët duhet të kenë logjikën e pastër. A duam një PD fituese apo PD gjysmake”.

Lini mundësi të hapur për t’u mbledhur sërish kryesia, për të caktuar një datë tjetër për mbajtjen e zgjedhjeve. Si mund të bëhet kjo?

Mund të bëhet vetëm përmes negociatave, ulja në një tryezë të përbashkët të 50 deputetëve. Ka dëshirë dhe vullnet për disa deputetë, ka ardhur momenti që të ulemi në të njëjti ambient, të shohim njëri-tjetrin në sy dhe të arrijmë një marrëveshje konsensuale. Duhet ti japim kohë gjendjes në të cilën ndodhet PD për të pasur negociata, dhe të zgjidhet situata. Koha e kaluar përmes punës, është gjithmonë e vlefshme. Nuk po them për t’u ulur dhe për të zhbërë datën, por deputetët duhet ti japin zgjidhje përfundimtare situatës në PD.

Nëse zhvillohen zgjedhjet më 29 korrik, PD merr fund?

PD duhet ti jepet kohë, mendoj që varet si bëhet procesi, nëse nuk përfshihen demokratët atëherë do ketë mangësitë e veta. Nuk është shmangur asnjëherë kërkesa se duhet të ketë negociata me palën tjetër.

saimir korreshi pd

Sondazh

Poll