Politike

A vlen më argumenti “zgjedhjet u vodhën?”, Berisha: S'lodhesh kurrë kur mbron të vërtetën

Ai përsëriti disa nga vendimet e qeverisë përpara zgjedhjeve, ku përmendi zarfin me 50 mijë lekë për pensionistët, që sipas tij 'vrau' votën e lirë.

8 Qershor 2023, 21:12 Nga A.B
A vlen më argumenti “zgjedhjet u vodhën?”, Berisha:
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha u pyet mbrëmjen e sotme teksa ishte në intervistë me 'A2cnn' se nëse argumentit se “zgjedhjet u vodhën”, është ende i vlefshëm për qytetarët dhe demokratët për ta besuar.

Berisha u shpreh se nuk do të heqë dorë nga e vërteta dhe premtoi se shumë shpejt qytetarët do të dalin në protesta të qëndrueshme për votën e lirë.

“Të mbrosh një të vërtetë nuk duhet të lodhesh kurrë. Në një studio, një analist, kur po i thoja se zarfi për 683 mijë pensionistë me 50 mijë lekë është akt i blerjes së votës pyetja e tij ishte se përse ti nuk e bërë ndonjëherë. Ai që bën një akt të tillë vret votën e lirë. Nuk mund të përdorësh paratë. Unë nuk tërhiqem nga kjo. U tërhoqëm në 2021 dhe kjo gjë u dyfishua. Ne po e faktojmë dhe po iu kërkojmë qytetarëve të dalin të mbrojnë votën në protesta. Do ketë protesta të qëndrueshme”, u shpreh Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll