Aktualitet

Letra e arkeologëve amerikanë për shkrirjen e Albanologjisë/ Tare: Dua të di ndryshimin e punës në këto dy institucione

Studiuesi, Auron Tare ka reaguar në lidhje me një letër të arkeologëve dhe antropologëve amerikanë, të cilët ishin kundër shkrirjes së Albanologjisë

8 Qershor 2023, 19:55 Nga m.s
Letra e arkeologëve amerikanë për shkrirjen e Albanologjisë/
Auron Tare

TIRANË- Studiuesi, Auron Tare ka reaguar në lidhje me një letër të arkeologëve dhe antropologëve amerikanë, të cilët ishin kundër shkrirjes së Albanologjisë. Në një letër të hapur drejtuar qeverisë, shprehnin shqetësimin duke theksuar se kjo shton burokracinë.

Tare thotë se letra mban datën 8 qershor, por interesi që ai ka është nëse mund të shihte firmat e personave që janë të përfshirë në listë. Dy pyetjet që ai kishte parashtruar në faqen zyrtare të Akademisë së Studimeve Albanologjike kishte të bënte me faktin nëse letra të botohej me firmat, për të vërtetuar angazhimin e ketyre studiuesve amerikanë në këtë debat. Dhe nëse dikush nga ta të tregonte ndryshimin midis punës që ata kanë pasur në Shqiperi në periudhën kur kontratat e tyre janë firmosur nga ASA. Një grup arkeologësh amerikanë kanë dërguar një letër të hapur ndaj qeverisë shqiptare, në kuadër të transferimit të ASA-s në Akademinë e Shkencave. Në letër renditen një sërë shqetësimesh sa i takon këtij vendimi të ndërmarr nga Këshilli i Ministrave. 

Reagimi i plotë nga Auron Tare

Dy Pyetje pa pergjigjie nga ASA. Sot ne media dhe ne ambjente me interes per debatin e fundit rreth ASA/QSA ( Akademia e Studimeve Albanologjike) u shpernda nje Leter e hapur e Arkeologeve dhe Antropologeve Amerikane te cilet kane qene apo jane te angazhuar me projekte ne territorin shqiptar.

Letra qe mbante daten 8.Qershor dhe qe u shpernda sot ne mengjez me nje anglishte shume te mire u botua ne disa portale po fatkeqesisht pa firmat e personave qe jane te perfshire ne liste. Ne faqen zyrtare te Akademise se Studimeve Albanologjike une shtrova dy pyetje: e para ne se kjo Leter e hapur te mund te botohej me firma per te vertetesuar angazhimin e ketyre studiuesve amerikane ne kete debat dhe ne se dikush nga keta persona te mund te tregonte ndryshimin midis punes qe ata kane pasur ne Shqiperi ne periudhen kur kontratat e tyre jane firmosur ne Akademine e Shkencave dhe tashme ne ASA?

Fatkeqesisht pas ketyre pyetje e shikoj qe nuk mund te komentoj me ne kete faqe dhe u detyrova te shkruaj ne faqen time. Ne se dikush nga portalet qe kane botuar kete Leter te mund publikoje Letren me firmat e studiuesve amerikane dhe ne se mundet te japin nje pergjigjie mbi ndryshimin e punes se tyre ne keto dy Institucione. Ju faleminderit ne se dikush mund te jape ndonje pergjigjie ketyre dy pytjeve qe nuk i pergjigjet njeri nga faqja e ASA-s ne FB. Këshilli i Ministrave vendosi transferimin e instituteve të Akademisë së Studimeve Albanalogjike në Akademinë e Shkencave. Në një deklaratë, senati i ASA-s tha se vendimi i Këshillit të Ministrave është tërësisht politik, duke e konsideruar si dëm shumë të madh për kërkimin shkencor si dhe për marrëveshjet ndërkombëtare të firmosura me institucionet e huaja.

auron tare albanologjia

Sondazh

Poll