Aktualitet

'Do e provojmë që s'ka kryer vepër penale'/ Dako u la në burg, avokati: Nuk u paraqit asnjë provë nga prokuroria

Avokati kërkoi masë më të lehtë duke pretenduar se faktet e prokurorisë nuk qëndrojnë.

8 Qershor 2023, 16:51 Nga A.B
'Do e provojmë që s'ka kryer vepër penale'/ Dako u
Vangjush Dako

TIRANË-Avokati i ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dakos e quan të papërshtatshëm vendimin e GJKKO për të lënë në burg klientin e tij. Avokati Petrit Ismaili, tha se kjo masë është e papërshtatshme dhe nuk plotësohen kushtet. Ai kërkoi masë më të lehtë duke pretenduar se faktet e prokurorisë nuk qëndrojnë.

“Vendimi për mendimin tonë është në dispropocion për kohën e kryerjes. Dako po hetohet për një fakt penal historik. Ka 10-12 vjet që pretendohet për veprën penale, po t’i referohemi dispozitave për këto lloj masa sigurimi kërkohet një veprim procedurial i ngutshëm për të marrë këtë masë. Vevepra penale ka mbi 10-12 vjet. Prokurori nuk tregoi asnjë provë për këtë veprim të ngushtshëm e asnjë provë për të justifikuar kushtet e kriteret e masës së sigurisë. Kërkesa jonë është ndryshimi i masës së sigurisë. Dako e ushtron aktivitetin e tij nëpërmjet organeve kolegjiale. Çdo strukturë ka përcaktuar detyrat. Nuk mund të mbajë kryetari përgjegjësi për strukturën organike. Edhe gjatë gjykimit sidomos për veprën e dytë doli qartë që është lapsus i prokurorisë. E pranoi lapsusin dhe do e provojmë që vepra penale nuk ekziston”, tha Petrit Ismaili.

Ditën e sotme, GJKKO la në fuqi masën e arrestit me burg për ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako. Seanca për Dakon dhe ish-zyrtarëve të tjerë të bashkisë nisi në orët e paradites dhe ka përfunduar rreth orës 17:00. GJKKO vendosi që Adrian Bulku arrest me burg të lihet në arrest shtëpie, ndërsa Diana Dedja nga arrest shtëpie të lihet në detyrim paraqitje. Gjatë seancës për masën e sigurisë, në lidhje me pallatin që prokuroria thotë se është dhënë leja në kundërshtim me ligjin, Vangjush Dako i tha Gjykatës se nuk ka dijeni, madje nuk e di dhe sa kate është.

Arrestimi i tyre u krye dy ditë më parë për akuzat:“Shpërdorim detyre”, “Korrupsion” dhe “Falsifikim dokumentesh”.

vangjush dako petrit ismaili

Sondazh

Poll