Aktualitet

Padia e banorëve çoi Dakon pas hekurave, avokati i banorëve: U kryen tre shkeljet në lejen e ndërtimit

Sipas tij, gjatë hetimit u konstatua se kishte disa shkelje në lejen e ndërtimit dhe në zbatim, ku më kryesorja studimi gjeologjik i tokës.

8 Qershor 2023, 18:44 Nga A.B
Padia e banorëve çoi Dakon pas hekurave, avokati i banorëve: U
Baftjar Rusi

DURRËS- Avokati i banorëve që depozituan padi në SPAK në vitin 2020 pasi Instituti i Ndërtimit e kishte klasifikuar pallatin me dëme të pjesshme që dyheshin riparuar, Baftjar Rusi tha se klientët e tij ishin të vendosur që duhej rivlerësim sepse pallati kishte zhytje dhe anim. 

Sipas tij, gjatë hetimit u konstatua se kishte disa shkelje në lejen e ndërtimit dhe në zbatim, ku më kryesorja studimi gjeologjik i tokës.

Shkelja e parë nuk duhej bërë pallati me parkim, e dyta duheshin bërë blinda për shkak të formacionit të tokës dhe e fundit leja për katet shtesë nga bashkia. Këtu përgjegjësi kanë të gjithë si zyrtarët e bashkisë dhe ata të kompanisë së ndërtimit”, tha ai.

Më tej avokati Rusi, shton se duhen bërë hetime të thelluar edhe për objekte të tjera në Durrës të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

“I bëj thirrje SPAK të nise hetimet kryesisht sepse janë bërë rikuperime në pallate të tjera”, shton avokati.

Ditën e sotme, GJKKO la në fuqi masën e arrestit me burg për ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako. Seanca për Dakon dhe ish-zyrtarëve të tjerë të bashkisë nisi në orët e paradites dhe ka përfunduar rreth orës 17:00. GJKKO vendosi që Adrian Bulku arrest me burg të lihet në arrest shtëpie, ndërsa Diana Dedja nga arrest shtëpie të lihet në detyrim paraqitje. Gjatë seancës për masën e sigurisë, në lidhje me pallatin që prokuroria thotë se është dhënë leja në kundërshtim me ligjin, Vangjush Dako i tha Gjykatës se nuk ka dijeni, madje nuk e di dhe sa kate është./Dosja.al

baftjar rusi vangjush dako

Sondazh

Poll