Aktualitet

Dhërmi/ E bëri për spital pasi e dhunoi me grushte, policia në kërkim të autorit 23-vjeçar

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 15:50, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Kampit”, në Dhërmi

8 Qershor 2023, 17:53 Nga m.s
Dhërmi/ E bëri për spital pasi e dhunoi me grushte, policia
foto ilustruese

DHËRMI- Policia është vënë në kërkim të një 23-vjeçari, i cili ka goditur me grushte duke e dëmtuar rëndë në kokë personin me inicialet A. M., 55-vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 15:50, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Kampit”, në Dhërmi. Policia bën me dije se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta.

Njoftimi nga policia

Sot, rreth orës 15:50, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Kampit”, në Dhërmi, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi H. L., 23 vjeç, ka goditur me grushte, duke e dëmtuar rëndë në kokë, shtetasin A. M., 55 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Vijon kontrolli i zonës për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

dhermi e goditi me grushte

Sondazh

Poll