Aktualitet

EMRI/ Kapet në një ‘fermë kanabisi’, arrestohet 20-vjeçari shqiptar në Angli

Gjykata e Magjistraturës së Norwiçit dëgjoi se 20-vjeçari kishte tentuar të arratisej nëpër kopshtet e pasme, por gjithsesi u prangos. Kontrolli në banesë zbuloi më shumë se 50 bimë kanabisi me vlerë prej 250,000 £.

8 Qershor 2023, 17:31 Nga k.m.
EMRI/ Kapet në një ‘fermë kanabisi’, arrestohet
Foto ilustruese

BRITANI E MADHE- Një shqiptar është paraqitur në Gjykatë për një fermë kanabisi, e gjitha e ngritur në një shtëpi. Artenis Shiehu (mbiemri i shkruar nga mediat angeleze) u arrestua kur Policia bastisi një pronë në Millview në Ormesby St Margaret, pranë Great Yarmouth.

Gjykata e Magjistraturës së Norwiçit dëgjoi se 20-vjeçari kishte tentuar të arratisej nëpër kopshtet e pasme, por gjithsesi u prangos. Kontrolli në banesë zbuloi më shumë se 50 bimë kanabisi me vlerë prej 250,000 £.

Megjithatë, Shiehu nuk pranoi akuzën për përfshirje në prodhimin e kanabisit. Por Gjykatës iu tha se mbrojtja e shqiptarit po kërkonte prova mjeko-ligjore për të vërtetuar përfshirjen e të tjerëve dhe se klienti i tyre kishte ndjekur udhëzimet e një bande shqiptare.

Vendimi do të jepet më 5 korrik.

artenis shiehu

Sondazh

Poll