Bota

Diplomati amerikan: E dinim që rusët e kishin minuar digën, pritën momentin

Volker deklaroi se ishin në djeni prej kohësh që rusët e kishin minuar zonën dhe theksoi se sulmi ndaj saj tregon që Rusisë nuk i intereson më territori i atij rajoni.

8 Qershor 2023, 09:53 Nga f.i
Diplomati amerikan: E dinim që rusët e kishin minuar digën,
diga

UKRAINË- Kurt Volker, ish i dërguari për Ukrainën i administratës amerikane ka pranuar se Rusia qëndron pas shkatërimit të digës. Volker deklaroi se ishin në djeni prej kohësh që rusët e kishin minuar zonën dhe theksoi se sulmi ndaj saj tregon që Rusisë nuk i intereson më territori i atij rajoni.

‘Ne e dimë prej disa kohësh që rusët kishin minuar digën e Kakhovkës, për të qenë gati ta hidhnin në erë nëse e gjykonin të vlefshme. Ata pritën deri tani, pasi shpresonin të rifitonin territoret e humbura në zonën e Khersonit. Fakti që ata kanë vendosur ta hedhin në erë tregon se ata kanë hequr dorë nga ideja për t'i rimarrë ato rajone”,-deklaroi Kurt Volker, ish i dërguari për Ukrainën i administratës amerikane. 

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll