Bota

Tragjedi në Itali, vdes foshnja 1-vjeçare, babai karabiner e kishte harruar në makinë. Nëna e gjeti të pajetë...

Puna e burrit të saj ishte pranë kopshtit. Me sa duket, kur babai ka parkuar mjetin jashtë kopshtit, ka harruar të marrë fëmijën me vete, duke bërë që foshnja të qëndrojë brenda mjetit për orë të tëra i vetëm. 

8 Qershor 2023, 09:40 Nga k.m.
Tragjedi në Itali, vdes foshnja 1-vjeçare, babai karabiner e kishte
Foto ilustruese

ITALI- Një vajzë 1-vjeçare u gjet e vdekur në një makinë në zonën Cecchignola, në jug të Romës. Sipas mediave italiane, babai, i cili është punonjës policie, ka dalë nga shtëpia në mëngjes për të shkuar në punë dhe ka marrë me vete fëmijën për ta lënë në kopsht, më pas gruaja e tij duhej ta merrte në mesditë. Megjithatë, kur gruaja mbërriti, mësuesit i shpjeguan se vajza e saj nuk ishte paraqitur në shkollë.

Puna e burrit të saj ishte pranë kopshtit. Me sa duket, kur babai ka parkuar mjetin jashtë kopshtit, ka harruar të marrë fëmijën me vete, duke bërë që foshnja të qëndrojë brenda mjetit për orë të tëra i vetëm. 

E ëma e foshnjes ka dalë nga kopshti dhe ka pikasur makinën e parkuar të të shoqit me foshnjën brenda. E frikësuar vrapoi drejt mjetit dhe me ndihmën e një kalimtari thyen xhamin dhe e liruan fëmijën. Megjithatë, ishte tepër vonë sepse vajza e vogël tashmë kishte vdekur. Në gjendje shoku, prindërit nuk mund ta besojnë atë që ka ndodhur me vajzën e tyre të vogël. Autoritetet po kryejnë hetime për tragjedinë.

Sindroma e 'foshnjës së harruar'

Pyetja është se si ta lini një fëmijë në makinë? A mund të harroni pallton apo portofolin/celularin në shtëpi apo dhe një fëmijë në makinë? Truri në kushte të caktuara mund të shfaqë boshllëqe të kujtesës të cilat ndonjëherë kanë rezultate fatale.

Sindroma e Foshnjës së Harruar është një gjendje aktuale që ndodh pothuajse çdo 10 ditë në SHBA. Në vend, në 25 vitet e fundit, më shumë se 900 fëmijë kanë vdekur në një makinë nxehtësia. 88% e vdekjeve ishin te fëmijët nën moshën 3-vjeçare – me fjalë të tjera shumë të vegjël për të reaguar, për të dalë nga automjeti, për të kërkuar ndihmë.

itali rome

Sondazh

Poll