Politike

Holanda i mbyll derën Shqipërisë? Blok sërish kundër: Nuk duhen hapur negociatat

I pyetur nga deputetët gjatë komisionin parlamentar për çështjet evropiane të Parlamentit holandez, Blok u shpreh kundër Shqipërisë duke mos argumentuar më tej përgjigjen e tij.
Featured image of article: Holanda i mbyll derën Shqipërisë? Blok sërish kundër: Nuk duhen hapur negociatat Stef Blok
Përditësuar:

TIRANË- Holanda mesa duket do t’i mbyllë derën Shqipërisë. Gjatë diskutimeve që nisën ditën e sotme në parlament, ministri i Punëve te Jashtme të Holandës, Stef Blok ka deklaruar se nuk duhen hapur negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian me Shqipërinë.

I pyetur nga deputetët gjatë komisionin parlamentar për çështjet evropiane të Parlamentit holandez, Blok u shpreh kundër Shqipërisë duke mos argumentuar më tej përgjigjen e tij.

Ai e la të paqartë nëse Holanda do të vendosë veton për Shqipërinë në takimin e ministrave të Punëve të Jashtme në 15 tetor apo samitin e liderëve evropianë në 18 tetor.

Në këtë mënyrë është rikonfirmuar edhe njëherë mbajtja në fuqi e mocionit të Parlamentit holandez kundër hapjes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë të aprovuar në Qershor të këtij viti.

Gjithsesi vendimi përfundimtar do të jepet më 18 tetor nga Komisioni Europian.

Holanda është shteti i parë i Bashkimit Evropian që konfirmoi votën kundër Shqipërisë në mbledhjen e Këshillit Evropian që do të organizohet më 18 tetor, ndërkohë që Franca, gjithashtu një skeptike, nuk ka folur ende.

Pas mbledhjes së kabinetit qeveritar holandez, ishte sërish ministri i Punëve të Jashtme të Holandës, Stef Blok që deklaroi se Shqipëria nuk është e gatshme për në BE.

Kryeministri i Holandës Mark Rutte, ka qartësuar mendimin e tij për vendin tonë dhe ka thënë se nuk ka parë shumë progres.

Shqipëria ka marrë një “PO” nga Gjermania për hapjen e negociatave në 18 tetor nga BE. Shqipëria siç ishte parashikuar ka marrë një votë pro me kushte, ndërsa Maqedonia e Veriut ka marrë një votë “PO” të pastër. Për Shqipërinë votuan 395 deputet pro, 188 kundër dhe 16 abstenim, të cilët kanë thënë se për Shqipërinë janë dhe 9 kushte që duhet plotësuar që të nisin negociatat me Bashkimit Evropian.

(f.m/dosja.al)

Një Koment në “Holanda i mbyll derën Shqipërisë? Blok sërish kundër: Nuk duhen hapur negociatat

  1. Hollanda eshte nje vend me te kaluar te ngarkuar nga kolonializmi. Ne pjesen me te madhe te historise lufterat me angline per ndarjen e ketyre territoreve jane te humbura nga hollandezet gje qe beri qe ky vend te jete akoma me i kompleksuar . Ne luften e dyte boterore qendrimi hollandez ishte qartesisht pro Reichit te trete. E mbushur sot me popullata te ardhura nga vendet e kolonizura, rrjedhoje kjo e mungeses se lindjeve ne kete vend Hollanda aktualisht eshte e njohur si nga vendet e vetme ne Evrope qe ka legalizuar perdorimin e kanabisit. Nje racizem qe ngarkon edhe me shume nje te kaluar te komplikuar ku frika e te huajit, besimi se duke mbyllur kufijte mbrohet pasuria, çon ne nje politike evropjane te austeritetit te vetmbylljes dhe detyrimisht akceleron deshtimin e nje Evrope te bashkuar. Largpamesia e nje vendi ‘motor i evropes’ sic eshte Gjermania e cila u shpreh pro hapjes se negociatave dmth zhvillimit te evropes kontraston me politiken hollandeze ndonese keta te fundit vetkultivojne sensin e inferioritetit ngaj te pareve. Te gjitha keto bejne qe pergjigja e Hollandes ishte me se e parashikueshme…

Shto Koment